Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë
I akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit në Fier, vendimi i GJKKO-së vendos arrest në shtëpi ndaj Pandeli Bozhës. Pas këtij vendimi të GJKKO-s, ka ardhur reagimi i vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidonte në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD). Deklarata e saj vjen në një kohë kur babai i saj, Pandeli Bozha, është nën hetim për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi dyshohet se ka përdorur mjete financiare dhe lidhje personale për të ndikuar tek votuesit në favor të saj. Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit. “Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë edhe faktin”, tha ajo për mediat...