Rama takim sot me diasporën shqiptare në Athinë

Rama takim sot me diasporën shqiptare në Athinë

41 ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryesocialisti Rama ka zhvendosur fushatën e tij në diasporë; duke takuar dje shqiptarët që jetojnë në Kretë e sot ata që ndodhen në Athinë. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 dhe kryeministri Edi Rama do të shpallë para bashkëatdhetarëve të tij, programin e Partisë Socialiste për mandatin e 4. Premtimi kryesor i liderit të mazhorancës Rama në këtë beteje elektorale, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Ndërkohë, pjesë e programit janë edhe një sërë lehtësirash për çdo qytetar shqiptar që kthehet të investojë në vendin tonë. Në Greqi jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 68 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Pas Greqisë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë...