Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Tirana Grand Prix”, ndahen çmimet e eventit më të madh të automobilizmit
Tirana Grand Prix, eventi më i madh i automobilizmit në Shqipëri, zhvilloi sot paradite, në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tre vendet e para për kategorinë klasike. “Tirana Grand Prix”, një ngjarje historike për të apasionuarit e automobilave në Shqipëri, nisi të premten edicionin e tretë, me një ekspozitë të automjeteve RETRO dhe praninë e aktorëve kryesorë të industrisë. Edicioni i sivjetshëm konfirmoi ambicien për të kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për zhvillimet më të fundit të sektorit. Aktiviteti u shoqërua me muzikë, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë zonat ekspozuese ku paraqiteshin automjete të markave të ndryshme. Paralelisht me panairin publiku përjetojë një kalendar të ngjeshur ngjarjesh, ku spikati gara “Best Young Driver”, që u zhvillua të...