Plagosja me thikë e 36-vjeçarit në Pogradec, arrestohet pas disa orësh autori

Plagosja me thikë e 36-vjeçarit në Pogradec, arrestohet pas disa orësh autori

Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale,bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O. Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O.,...