Burimi: 
								Diasporashqiptare.al
								
							
                                    Foto © Diasporashqiptare.al                                
                            Presidentja Osmani Nis Konsultimet për Daljen nga Ngërçi Parlamentar në Kosovë
                            Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë më 15 maj një raund konsultimesh me krerët e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, pas më shumë se tre muajsh paqartësi institucionale që pasuan zgjedhjet e 9 shkurtit.Ftesës së presidentes i janë përgjigjur pozitivisht tre nga subjektet kryesore politike në vend: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat konfirmuan pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidenca.“Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike,” deklaroi Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së, duke konfirmuar pjesëmarrjen e kreut të partisë, Memli Krasniqi....