Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Numërohen 60% e votave, PS-ja me 83 mandate deputetësh. PSD forcë e tretë
Ora shënon 19:00, dhe numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 3153 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë. Vazhdon numërimi i kutive të tjera, por nuk pritet ndonjë surprizë për PS, pasi ka të sigurtë pushtetin. Socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Partia Socialiste kryeson bindshëm me 437 956 vota të marra, që sipas projeksionit të KQZ, deri në fund do të përkthehen në 83 mandate, shifër që nuk ka ndryshuar që prej nisjes së numërimit Partia Demokratike ka siguruar deri tani...