PD pranon humbjen? Zëdhënësi i Berishës: Dje nuk humbën demokratët, por Shqipëria

PD pranon humbjen? Zëdhënësi i Berishës: Dje nuk humbën demokratët, por Shqipëria

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, thotë se në zgjedhjet e 11 majit nuk humbi Partia Demokratike, por Shqipëria. “Ka një prirje të votave, deri tani, në favor të Edi Ramës. Një prirje që flet për humbjen e opozitës dhe për fitoren e qeverisë. Ende mbetet e paqartë se si do të kapin finishin minipartitë e Shehajt, Lapaj-Shabanit dhe Qorit. Çka duket qartë është se Tom Doshi me PSD do të jetë partia e tretë në Shqipëri, duke u bërë kingmaker. Edhe pse, siç duken gjasat, një kingmaker që nuk bën dot një mbret, pasi në asnjërën anë të spektrit nuk do të ketë nevojë për të për të bërë qeveri. Doshi mund të hyjë në punë vetëm nëse Rama i afrohet një shumice dërrmuese...