Telefonatë nga Haga, Rama komunikon me Thaçin: Ishte tejet prekëse!

Telefonatë nga Haga, Rama komunikon me Thaçin: Ishte tejet prekëse!

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se ka pasur një komunikim telefonik me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kujtojmë se Thaçi ndodhet prej më shumë se 4 vitesh në paraburgim në Hagë. Përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale, Rama thotë se telefonata e vëllaut të tij Hashim ishte tejet prekëse dhe sipas tij Thaçi ishte në formën e vet më të mirë. “Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”,shkruan Rama përkrah fotos. Gjithashtu në foton e kryeministrit tërhiqte vëmendjen edhe një letër ose fjalim i lënë përgjys në ekranin e tij të kompjuterit, ku shkruhej: “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë…”. Presim që kryeministri të zbulojë vetë se për çfarë bëhet fjalë,...