Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit
Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të ditur uniformat blu është arrestuar një 63-vjeçar i cili dyshohet se gjatë një muaj ka arritur t’u blejë votën disa qytetarëve në favor të një kandidateje të një subjekti politik. “Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave. Vihet në pranga autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me...