735 pedagogë kundër qeverisë, akademikët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

735 pedagogë kundër qeverisë, akademikët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Komuniteti akademik i është bashkuar debatit publik mbi protestat dhe përplasjet e ditëve të fundit. Sipas deklaratës së publikuar, 735 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të arsimit e jetës publike kanë nënshkruar një dokument me pesë pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku kërkohet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Mes firmëtarëve përmenden emra të njohur të akademisë dhe jetës publike, mes tyre Stefan Çapaliku, Ardian Ndreca, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi dhe Arbër Rendi. Në deklaratë, nënshkruesit shprehin shqetësimin për mënyrën se si është menaxhuar situata gjatë protestave, duke ngritur akuza për përdorim...