Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet/ Përfundon orari zyrtar i votimit, problematikat dhe pjesëmarrja
Ora 19:00 shënon përfundimin e orarit zyrtar të votimit në të gjithë qendrat e votimit në vend. Edhe këtë herë, zgjedhjet u shoqëruan me tensione. Në disa qendra votimi, opozita denoncoi për intimidim të votuesve nga eksponentë të mazhorancës. U denoncua gjithashtu prani e “patronazhistëve” të PS pranë qendrave të votimit me lista në duar – raste të shoqëruara edhe me video. Edhe këtë herë, votimi familjar ishte sërish problem në disa qendra votimi, ashtu si mosinformimi i disa qytetarëve për qendrën e saktë të votimit. Denoncimet e opozitës se bandat janë përdorur nga mazhorcna si makineri elektorale edhe në këto zgjedhje nuk munguan. Rasti më përfaqësues ishte ndoshta edhe Vora, ku pati përplasje verbale mes Sekretarit të PD-së Flamur Noka me disa persona, që...