Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rast tjetër në vend! Fotografoi fletën e votimit në Tiranë, arrestohet 56-vjeçarja
Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej. Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet...