Vizita e Vuçiç në Rusi, Gjuriç: BE nuk do të sanksionojë Serbinë

Vizita e Vuçiç në Rusi, Gjuriç: BE nuk do të sanksionojë Serbinë

Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin BEOGRAD- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiç në Moskë gjatë ditëve të fundit “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), e as sanksione nga Brukseli zyrtar”. Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”. “Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve evropiane dhe as sanksione – kjo do të bëhet e qartë së...