71.7 hektarë tokë dhe 715 mijë euro të sekuestruara/ Në burg ish-kreu i Kadastrës dhe përfituesi, masa për topografin

71.7 hektarë tokë dhe 715 mijë euro të sekuestruara/ Në burg ish-kreu i Kadastrës dhe përfituesi, masa për topografin

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier, Ertis Shehu, 46 vjeç, dhe Ervin Habilajn, 49 vjeç, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash. Ndërkohë, për Emiljano Rukon, 40 vjeç, ish-topograf pranë ASHK-së Fier, është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Sipas hetimeve, tre personat dyshohet se kanë bashkëpunuar për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në Levan dhe Dërmenas, përmes dokumenteve që dyshohet se janë të falsifikuara. Në kuadër të hetimit janë sekuestruar gjithashtu 715,976 euro në llogarinë bankare të Habilajt. Seanca për caktimin e masave të sigurisë nisi të shtunën rreth orës 16:00 dhe zgjati disa orë, duke përfunduar rreth orës 19:30....