Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve – Ministritë, jo më autoritete kontraktore

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve – Ministritë, jo më autoritete kontraktore

Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invoacionit ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj tërësisht të ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që parashikon disa shtesa apo ndryshime nga ligji aktual.  Sipas draftit do të jenë institucionet kushtetuese, institucionet e pavarura, institucionet e tjera qendrore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendor apo çdo ent  i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter joekonomik apo tregtar. Ndërkohë që, ligji aktual përcakton si Autoritetet kontraktuese ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore. Një ndryshim tjetër lidhet me propozimet e pakërkuara, ku sipas ligjit aktual kompani private propozuede shpërblehet me deri në 10% bonus të pikëve totale...