Imzot Gjergj Meta për Papën Leoni XIV: E kam ftuar të vizitojë Shqipërinë

Imzot Gjergj Meta për Papën Leoni XIV: E kam ftuar të vizitojë Shqipërinë

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i ka dërguar me shkrim dhe i bën edhe me zë urimet më të mira Papës Leoni XIV për misionin e tij në krye të Kishës universale. Për Atin e Shenjtë, që foli për “paqen e çarmatosur dhe çarmatosëse”, siguria se do ta udhëheqë Kishën drejt fronteve të reja e do t’i përforcojë besimtarët në fe. Me përshtypje pozitive për fjalët e para të Papës Leoni XIV nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, së bashku me urimet, i ka dërguar Atit të Shenjtë edhe ftesën për të vizituar Shqipërinë. Papa, komenton ai, foli për “paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse”, kundër mendësisë së botës, që mendon se...