Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kreu i PSD, Tom Doshi përmbyll fushatën elektorale në Tiranë mes mijëra simpatizantëve
Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i PSD, Tom Doshi, përmbylli fushatën elektorale me një takim në Tiranë. Kreu i PSD, Doshi, deklaroi se qeveria aktuale është e korruptuar dhe po ashtu Berisha, që kërkon të vijë në pushtet në 2013-ën, u largua si i korruptuar. “Me 12 maj do ta shohin edhe Rama edhe Berisha se sa e madhe është PSD si parti. Kurrë nuk do të ma merrte mendja se PS do të përfundonte në këtë korrupsion. Kemi gjysmën e qeverisë në burg, priten edhe të tjerë. Po bëhen krime zgjedhore, po i marrin lirinë njerëzve vetëm që të votojnë për PS, po pse PS ka frikë, nëse ka punuar mirë mund ta votojnë pa presione. Edi Rama tallet me shqiptarët, thotë marr 88 mandate....