Xhelal Mziu denoncon me emra: Këta persona po blejnë vota në Dibër!

Xhelal Mziu denoncon me emra: Këta persona po blejnë vota në Dibër!

Xhelal Mziu TIRANË- Ndërkohë që jemi dy ditë para zgjedhjeve, Opozita vijon të bëjë denoncime me emra konkretë për shit/blerje votash. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka denoncuar në rrjetet sociale disa persona që sipas tij po tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve duke u blerë votat. Postimi i plotë: Në finish të datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të...