7 turistë spanjollë bllokohen në Nivicë të Tepelenës, ndërhyn policia

7 turistë spanjollë bllokohen në Nivicë të Tepelenës, ndërhyn policia

Shtatë turistë spanjollë janë evakuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në zonën malore për eksplorim, por kishte humbur orientimin, duke u gjendur në vështirësi për të dalë nga terreni i thyer dhe i thepisur i kanioneve. Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ndërmarrë një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Pasi u lokalizua vendndodhja e saktë e turistëve, u organizua evakuimi i tyre në kushte të vështira të terrenit. Policia lokale konfirmoi se të shtatë turistët ndodhen në gjendje të mirë...
Burimi: Argjiroja.net