Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
7 kandidatët për drejtues të BKH-së 45 minuta intervistë përballë Komisionit
Sot u mbyll edhe faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të testit të poligrafit në datat 24 dhe 25 korrik. Intervistat u zhvilluan në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke nisur prej orës 09:00. Çdo kandidat iu nënshtrua një interviste 45-minutëshe përballë Komisionit të Përzgjedhjes. Kjo fazë u monitorua nga përfaqësues ndërkombëtarë dhe kishte në fokus vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjes që secili kandidat ka ndaj sfidave të këtij pozicioni të rëndësishëm. Komisioni vendosi që të gjithë shtatë...