7 apartamente dhe një seri transaksionesh, PD: Të verifikohet mbi pasurinë e ministres Mirela Kumbaro
Partia Demokratike ka ngritur pretendime për pasurinë e ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, duke kërkuar verifikim të plotë nga institucionet e drejtësisë dhe kontrollit të pasurive. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së për antikorrupsionin, Genta Vangjeli, tha se nga verifikimi i deklaratave të pasurisë rezultojnë disa apartamente dhe garazhe në pronësi ose bashkëpronësi të ish-ministres dhe familjes së saj. Sipas PD-së, në deklarimet e pasurisë figurojnë disa apartamente me sipërfaqe nga 55 deri në 128 metra katrorë, ndërsa një apartament prej 92 metrash katrorë është deklaruar në vitin 2024 me vlerë 200 mijë euro dhe, sipas deklaratës së cituar nga PD, rezulton ende i paregjistruar. Deklarata Nga verifikimi i pasurisë së deklaruar, ish-ministrja Kumbaro rezulton familjarisht me 7 apartamente; konkretisht: Ap. 119.16 m²,...
Burimi:
gijotina.com