Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Tragjedi në çift/ 34-vjeçari plagos partneren dhe i jep fund jetës
                            Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka vdekur në rrugën “B” në Prishtinë kurse një vajzë 30-vjeçare është lënduar. Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten. Vdekjen e 34-vjeçarit e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndërkohë 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet nga  Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”,  ka thënë Ahmeti.