Papa i ri mban meshën e parë: Mbështetës i emigrantëve, i kërkon falje Zotit! 

Papa i ri mban meshën e parë: Mbështetës i emigrantëve, i kërkon falje Zotit! 

Në meshën e tij të parë si Papë, të mbajtur nën afresket e Mikelanxhelos në Kapelën Sistine, Leoni i XIV tha se shpreson të drejtojë një kishë katolike e cila të “ndricojë netët e errëta të kësaj bote”. Zgjedhja e papritur e Robert Francis Prevost si i pari Papë amerikan erdhi pas një konklava që zgjati më pak se 26 orë, një nga më të shkurtrat në historinë moderne të kësaj kishe. Gjatë meshës me kardinalët, Leoni e nisi predikimin e tij në anglisht, përpara se të kalonte në gjuhën italiane. “Unë do t’i këndoj një këngë të re Zotit, sepse ka bërë mrekulli. Jo vetëm me mua, por me të gjithë ne. Premtoj të jem një administrator besnik i një kishe e cila të...