Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha falënderon pjesëmarrësit në takime: Fushatë e njerëzve të lirë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi këtë fushatë elektorale si “fushatën më të bukur, më entuziaste, më optimiste, të shqiptarëve të lirë, të njerëzve të lirë”. Gjatë një konference për mediet, Berisha ftoi qytetarët për takimin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Bulevardin e Ri të kryeqytet. “Kjo fushatë, për të cilën unë dua të falënderoj me mirënjohje çdo pjesëmarrës nga të katër anët e Shqipërisë, nga Saranda në Tropojë, kjo fushatë u karakterizua me një uragan të vërtetë që buroi nga zemra dhe shpirti i popullit shqiptar”, tha Berisha, Berisha tha se “dy fushata ecën paralel në territoret e vendit, njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin”....