Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            “Habemus papam”/ Tym i bardhë në Vatikan – zgjidhet Papa i ri
                            Tymi i bardhë VATIKAN- Ka tym të bardhë! Tymi që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine sapo ka konfirmuar lajmin se në Vatikan është zgjedhur Papa i ri, pasardhësi i Papa Françëskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Procesi i konklavës përfundoi me sukses, megjithatë identiteti i Papës së ri nuk është bërë ende i ditur. Se cili është i përzgjedhuri do ta mësojmë brenda orës së ardhshme, kur edhe do të prezantohet në ballkonin e Kapelës Sistine.