68 milionë euro të pastruara me kriptomonedha, goditet ‘banka e fshehtë’ e mafias me italianë dhe shqiptarë

68 milionë euro të pastruara me kriptomonedha, goditet ‘banka e fshehtë’ e mafias me italianë dhe shqiptarë

foto ITALI- Një rrjet i dyshuar kriminal që kishte ngritur një sistem paralel financiar për lëvizjen dhe pastrimin e parave është goditur nga Guardia di Finanza në Itali. Operacioni ka çuar në 30 arrestime, ndërsa pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e mbi 21 milionë eurove. Në hetim janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë shqiptarë, të dyshuar për lidhje me aktivitetin financiar të grupit. Sipas mediave italiane, hetimi ka nxjerrë në dritë një strukturë të përshkruar si 'bankë e fshehtë', e cila funksiononte në Pero, në zonën e Milanos, e maskuar pas një kompanie që merrej me dhënien me qira të automjeteve. Nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se janë pastruar rreth 68 milionë euro, ndërsa janë evidentuar edhe fatura të dyshuara fiktive me vlerë mbi 110 milionë euro. Pas kompanive...