‘Show elektoral në pistë’/ Rama ‘hap’ aeroportin e Vlorës 3 ditë para zgjedhjeve të 11 Majit

‘Show elektoral në pistë’/ Rama ‘hap’ aeroportin e Vlorës 3 ditë para zgjedhjeve të 11 Majit

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, qeveria ka organizuar uljen e parë të një avioni në aeroportin e ri të Vlorës, duke e paraqitur si një sukses të madh. Avioni testues u ul sot në pistën e re të aeroportit, që ka një gjatësi prej 3.2 kilometrash dhe gjerësi 60 metra. Ky fluturim ishte vetëm një test teknik për të provuar pistën dhe infrastrukturën e ndërtuar deri tani. Sipas kryeministrit Edi Rama, aeroporti do të nisë të funksionojë plotësisht gjatë verës, kur pritet të nisin edhe fluturimet për pasagjerë. Por kjo ngjarje ngjason me shume si një veprim propagandistik, i menduar për të ndikuar votuesit përpara zgjedhjeve. Deri tani, aeroporti nuk është gati për udhëtime të rregullta dhe as nuk është bërë e ditur ndonjë linjë...