Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
80 vjet Teatër Kombëtar, Gonxhja premton mbështetje për artistët
Në prag të 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme përmes një postimi publik, duke e cilësuar si një ndër institucionet më të dashura dhe me peshë në historinë kulturore të vendit.“Për tetë dekada, Teatri Kombëtar ka mbajtur gjallë frymën e artit dhe ka formuar breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, skenografësh e krijuesish”, shkroi Gonxhja, duke theksuar se qindra shfaqje kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive të publikut shqiptar.Ministri u shpreh se kjo histori nuk është vetëm për t’u kremtuar, por për t’u mbështetur dhe forcuar më tej. Ai premtoi se qeveria do të punojë për të përmirësuar kushtet për artistët, për të nxitur krijimtarinë bashkëkohore dhe për të...