Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PDK: Zgjidhja më e mirë, një qeveri e formuar nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë
Partia Demokratike e Kosovës tha se është e bindur që zgjidhja më e mirë është që ekzekutivi i ri i Kosovës të formohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Përmes një komunikate për media, pas mbledhjes së kryesisë, PDK-ja tha se beson që dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional. “PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim....