Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Merz: Evropa ka nevojë për ndihmën e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se beson që lufta në Ukrainë nuk mund të ndalet pa përfshirjen politike dhe ushtarake të SHBA-së, ndërsa Kievi po vëzhgon nga afër se si do të pozicionohet Berlini nën udhëheqjen e udhëheqësit të tij të ri konservator. Merz, i cili u takua me presidentin francez Macron në Paris në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit më pak se 24 orë pas marrjes së detyrës, tha se ‘’Evropa ishte gati të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën’’. “Por, ne gjithashtu e dimë se do të vazhdojmë të kemi nevojë për amerikanët”, shtoi ai. ”Shtetet e Bashkuara do të luajnë gjithashtu një rol kyç në ofrimin e garancive të sigurisë për një armëpushim ose marrëveshje të mundshme...