Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
EKSKLUZIVE | E ndjekin Austria dhe Kosova, cili është lojtari i cili po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë! (VIDEO)
Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve të kampionatit Botëror 2026 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” në datën 7 qershor dhe më pas në datën 10 qershor kuqezinjtë do të kenë edhe ndeshjen e katërt të grupit, atë ndaj Letonisë në fushën e këtyre të fundit. Djemtë e Sylvinhos kanë një humbje në Angli dhe një fitore ndaj Andorrës në Tiranë. Ka shumë kuriozitet mbi listën kuqezi për lojtarët që do të grumbullohen, kjo nisur edhe nga dy sfidat delikate kuqezi dhe që mund të ndikojnë në fatet e grupit. Shumë emra në listë, por edhe nga ata që presin me padurim një thirrje kuqezi dhe pse mund të jenë të tunduar nga ftesa të tjera. Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht Telesport,...