“664 milionë euro” në gjashtë muaj, euro vijon rënien përballë lekut
Ekonomi E Shtunë, 10 Tetor 2026 15:53 Banka e Shqipërisë ka blerë 664 milionë euro në tregun valutor gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, duke shënuar një nivel rekord, ndërsa monedha europiane vijon të humbasë vlerë përballë lekut. Vetëm gjatë tremujorit të dytë, blerjet arritën në 524 milionë euro, me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërhyrjet u kryen kryesisht drejtpërdrejt në tregun valutor, ndërsa pjesa tjetër përmes ankandeve të planifikuara. Kjo strategji vijon prej vitesh, në kushtet kur euro ka shfaqur një tendencë të vazhdueshme rënëse. Gjatë viteve 2024-2025, Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 2 miliardë euro, ndërsa vetëm në vitin 2025 ndërhyrjet arritën në 1 miliard e 27 milionë euro. Nëse kjo ecuri...
Burimi:
kohajone.com