Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri: Biznesi i vogël dhe qytetarët meritojnë më shumë mbështetje

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri: Biznesi i vogël dhe qytetarët meritojnë më shumë mbështetje

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, vijon fushatën elektorale përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe biznesin e vogël. Ajo thekson rëndësinë e dialogut dhe prezantimit të qartë të alternativës politike që përfaqëson. “Duke u ndalur, duke biseduar, duke prezantuar pikat kryesore të programit tonë, bëhet më e qartë për qytetarët se çfarë përfaqëson kjo alternativë për katër vitet e ardhshme,” – u shpreh Pampuri. Gjatë takimeve, kandidatja nënvizoi se një nga prioritetet është rikthimi i shpresës për jetesë më të mirë në vendin tonë, veçanërisht për familjet dhe të rinjtë. “Më 11 Maj, votoni për një mundësi më të mirë për veten, për fëmijët dhe për të ardhmen. Votoni për besim te Shqipëria!” ✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik✅...