Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kontratat 6 milionë dollarë dhe strategjia e zgjedhjeve thellojnë përçarjet brenda opozitës, deputetët sulmojnë…
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, tensionet brenda Partisë Demokratike duket se janë thelluar më shumë se kurrë. Debatet për kontratat e lobimit me vlerë miliona dollarë në SHBA, mënyra e organizimit të fushatës dhe mungesa e një strategjie të qartë për rrëzimin e Edi Ramës, kanë ndezur përçarjen mes figurave kryesore të opozitës. Deputetë demokratë, si Ferdinand Xhaferaj dhe Kreshnik Çollaku kanë shprehur hapur skepticizmin për fitoren, duke e cilësuar këtë proces si një farsë politike pa shpresë për rotacion. Ndërkohë, Belind Këlliçi ka befasuar me qëndrimin se në rast fitoreje, kandidati për kryeministër nuk do të jetë domosdoshmërisht Sali Berisha, por do të zgjidhet përmes një referendumi brenda partisë. Mirëpo ky paralajmërim e vendos në pikëpyetje autoritetin absolut të Berishës, duke...