Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump shpall armëpushimin me grupin Houthi! Rebelët jemenas: Sulmet kundër Izraelit do vazhdojnë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur papritur përfundimin e konfliktit me Houthit në Jemen – pas dy muajsh bombardimesh amerikane – dhe rifillimin e lundrimit tregtar pa rrezikun e sulmeve nga milicia e mbështetur nga Irani. Dhe këtë e konfirmon edhe Omani, përmes ministrit të Jashtëm Badr al-Bousaydi, i cili ka shpjeguar: “Në vijim të diskutimeve dhe kontakteve të fundit të zhvilluara nga Sultanati i Omanit me Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet kompetente në Sana, përpjekjet kanë çuar në një marrëveshje armëpushimi mes dy palëve”. Ai ka shtuar se “në të ardhmen, asnjëra palë nuk do të shënjestrojë tjetrën, përfshirë anijet amerikane, në Detin e Kuq dhe në ngushticën Bab al-Mandeb”. Nga fronti jemenas, zyrtari i lartë i Houthive, Muhammad al Buhaythi,...