Përplasja me armë në Laç me një viktimë, Gjykata e Lezhës lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin

Përplasja me armë në Laç me një viktimë, Gjykata e Lezhës lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin

Gerald Bitri LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin. Ata janë arrestuar pas përplasjes me arme zjarri që ndodhi ditën e shtunë në Laç, ku mbeti i vrarë Gerald Bitri dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një shitëse ambulante. Gjatë seancës së sotme ishte i pranishëm Klevis Ndreca, ndërsa Daniel Gjeloshi, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati mbrojtës. Pas shqyrtimit të materialeve, gjyqtari Lirim Buluca e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën “arrest me burg” për veprat penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Si nisi sherri Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë...