65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua të shtunën para Kryeministrisë në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas të dhënave për rastet e paraqitura për ndihmë mjekësore, 37 prej tyre janë efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës (SUT). Ndërkohë, në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272.