Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Punonjësit e IEVP fushatë zgjedhore në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet URGJENTE
Foto ilustruese ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorimi i autoritetit policor”, pas një denoncimi publik të bërë në rrjetet sociale nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në denoncimin e tij, Noka pretendonte se disa punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Peqin po bënin fushatë në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por vetë Prokuroria e Elbasanit, nuk e ka bërë me dije emrin e kandidatit për të cilin është bërë kallëzimi. Por, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me një prokuror dhe tre oficerë të policisë gjyqësore për të kryer hetime më urgjente. Pritet që të merren në pyetje personat në dijeni, bashkë me mbledhjen e...