Kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni vihet nën hetim

Kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni vihet nën hetim

Gjin Gjoni LEZHË-Policia e Lezhës ka nisur hetimin për shpifje në gjendje të lirë për kandidatin e Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni. Ky i fundit publikoi në rrjetin social Facebook emrat e 5 përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe i akuzoi se ata po blejnë vota dhe po intimidojnë zgjedhësit.  POSTIMI I GJIN GJONIT: Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence! Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo...