Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA, Sekretari Hegseth urdhëron uljen me 20% të oficerëve të lartë në Pentagon
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të hënën një ulje prej të paktën 20% të numrit të gjeneralëve, kapitenëve dhe admiralëve me katër yje në detyrë aktive, zbulon qarkorja e tij. Administrata Trump nis reforma të thella në Pentagon, shkarkime, zvogëlime dhe riorganizime në strukturat ushtarake Që nga marrja e detyrës në fund të janarit, administrata e Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përputhur forcat e armatosura me prioritetet e saj politike. Këto përfshijnë shkarkimin ose zëvendësimin e disa oficerëve të lartë dhe synimin për të shkarkuar mijëra punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes. Sipas një memorandumi të Ministrit të Mbrojtjes, drejtuar lidershipit të Pentagonit, është urdhëruar gjithashtu një ulje me 20% e numrit të oficerëve të lartë në Gardën...