Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Fushatë me tallava, popull budalla”/ Rama i kthehet komentuesit: Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ po i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të adresuara në rrjetet e tij sociale. Kritikës se po bën fushatë me tallava, Rama i dha këtë përgjigje. “Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua, Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës. Ky popull i ka mbijetuar situatave në një mënyrë të hatashme. Ky vend ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për tu asimiluar komplet në kohëra të tjera që ka rrezikuar të humbasë gjuhën. Ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër për të tjetër, se ky popull mbart brenda shpirt europian. T’i thuaj këtij populli që janë budallenj, është të bësh atë që bënë çyrkykët e...