Rama u përgjigjet komentuesve:  Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës

Rama u përgjigjet komentuesve: Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe sot komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”. Një komentues i shkruante se po bën fushatë me tallava, Rama i ktheu këtë përgjigje: Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua. Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës. Ky popull u ka mbijetuar situatave në një mënyrë të hatashme. Ky vend ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për t’u asimiluar komplet në kohëra të tjera që ka rrezikuar të humbasë gjuhën. Ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër, se ky popull mbart brenda shpirt europian. T’i thuash këtij populli që janë budallenj, është të bësh atë që bënë çyrkykët e kënetës”. Më...