Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Smajlaj zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës, Luiza Gega: Manipulime, s’më donin në federatë
Me akuza të forta u mbyll procesi i zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Atletikës. Mandatin 4-vjeçar e fitoi sportisti Izmir Smajlaj, i cili në këto zgjedhje ishte kandidat i vetëm pas tërheqjes së Taulant Stërmasit. Ky i fundit, njëkohësisht edhe presidenti të cilit i skadoi mandati, bëri akuza të forta që në nëntor për këtë proçes, duke thënë se Kryesia po manipulonte anëtarët votues. E humbur nga zgjedhjet e kësaj të hëne ka dalë edhe Luiza Gega. Kampionia shqiptare e atletikës, kandidoi për anëtare Kryesie, por që nuk ia doli të zgjidhej. Vetë atletja, para se të niste asambleja zgjedhore, ishte shprehur me siguri që nuk do të fitonte, por vendosi të marrë pjesë vetëm për t’i thënë disa gjëra në sy palës tjetër. ”Nuk...