Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Votat nga Greqia/ PD-KQZ: Persona të lidhur me PS mund të kenë grumbulluar zarfet
PD i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një ndërhyrje urgjente për rikthimin e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në Greqi. Në letrën drejtuar, kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe që mban firmën e përfaqësuesit të opozitës në KQZ, Franc Nuri, shprehet shqetësimi për procesin e votimit të shqiptarëve që ndodhen në shtetin helen. PD thotë se në nisje të procesit, autoritetet siguruan se çdo zarf do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesit. Por kjo ka ndryshuar para pak ditësh papritur. “Para pak ditësh, KQZ ndryshoi papritur qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë të publikuar në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi u njoftuan nga KQZ se duhet të paraqiten personalisht pranë pikave të DHL-së për të...