Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Rripin e Gazës!

Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Rripin e Gazës!

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë izraelite miratoi mbrëmë zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës për të përfshirë “pushtimin” e enklavës palestineze, ndërkohë që vazhdon të promovojë “tërheqjen vullnetare” të banorëve të saj, tha sot një burim zyrtar izraelit. “Plani do të përfshijë, ndër të tjera, pushtimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e territoreve” të enklavës palestineze, tha burimi në një deklaratë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi gjithashtu gjatë takimit të djeshëm se ai “do të vazhdojë të promovojë planin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për të lejuar tërheqjen vullnetare të banorëve të Gazës” dhe shtoi se “negociatat për këtë çështje po vazhdojnë”, vuri në dukje i njëjti burim. Në të njëjtën kohë, kabineti miratoi me shumicë të madhe mundësinë...