Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmohet lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, i moshuari e godet me grusht në fytyrë
Lideri i Partisë Republikane Popullore Turke (CHP), Ozgur Ozel, është sulmuar të dielën pasi kishte dalë nga një tubim, raportuan mediat turke. Ozgur Ozel i është afruar një burrë pas një takimi në Qendrën Kulturore Ataturk në Stamboll dhe e ka goditur me grusht, raportoi agjencia “Anadolu”. Sulmuesi i dyshuar 66-vjeçar, inicialet e të cilit janë të listuara si S.T, është arrestuar nga policia. Kreu i CHP-së është larguar nga zona pas sulmit, i shoqëruar nga forcat e sigurisë. Zyra e prokurorit publik në Stamboll ka njoftuar se është hapur një hetim në lidhje me sulmin ndaj Ozgur Ozel, si dhe se sulmuesi është arrestuar dhe se publiku do të informohet për gjithçka në detaje. Sulmi ndaj udhëheqësit të CHP-së është dënuar nga zëdhënësi i...