620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

“Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, ishte aktiviteti që u zhvillua në 620-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Historiani Pëllumb Xhufi, përballë të rinjve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, foli mbi dimensionin politik dhe ndërkombëtar të veprimtarisë së Skënderbeut, duke thënë se ambicia e tij kryesore ishte krijimi i një mbretërie të pavarur shqiptare, të krahasueshme me ato të Perëndimit. “Ambicia e Skënderbeut ishte të krijonte një shtet, një mbretëri si të gjithë mbretëritë e botës, ku ai të ishte mbretëri, po një mbretëri nuk mund të krijohet pa pasur qytetet, aq më shumë qytetet bregdetare....
Burimi: Javanews.al