62 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë civilë që prisnin ndihmat humanitare

62 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë civilë që prisnin ndihmat humanitare

Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot vdekjen e 62 personave si pasojë e sulmeve dhe zjarrit të ushtrisë izraelite në këtë enklavë të vogël palestineze. Në total, “62 palestinezë janë vrarë deri më tani për shkak të vazhdimit të sulmeve (izraelite) në Rripin e Gazës sot (e premte), përfshirë 10 persona që po prisnin të merrnin ndihmë humanitare,” tha për AFP këtë pasdite Mahmoud Bassal, një zëdhënës i shërbimit të ndihmës së shpejtë. Kur u pyet nga AFP, ushtria izraelite tha se po verifikonte pretendimet e Bassal, por mohoi kategorikisht se ushtarët kishin hapur zjarr ndaj njerëzve që...
Burimi: Top-Channel.tv