Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Batërdia me armë në Laç, zbardhet dëshmia e të arrestuarve: Aksidenti rrugor, shkak i konfliktit
Janë zbardhur dëshmitë e dhëna nga dy të arrestuarit, Daniel Gjeloshit, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç. Gazetari i Klan News, Martin Marku, raporton se dy të arrestuarit kanë pranuar konfliktin para autoriteteve blu. Ata janë shprehur se konflikti ka nisur prej një aksidenti rrugor. Në dëshminë e tyre ata kanë pohuar se kanë shkuar për t’u sqaruar, por që situata ka shkuar deri në përdorimim e armës. Daniel Gjeloshi dhe viktima Geraldo Bitri kanë qenë në të njëjtën makinë, ndërsa Klevis Ndreca, Liridon Ismaili dhe Amarildo Ndoj kanë qenë në makinën tjetër. Nga kjo ngjarje tragjike mbeti e plagosur edhe Angjelina Gjezaj, shitese ambulante e cila ka ndërhyrë per të shuar konfliktin mes të rinjve.