Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Konflikti në rrethrrotullimin e Bilishtit, Policia arreston 42- vjeçarin
Drejtoria vendore e Policisë Korçë dha sot të dhëna në lidhje me një konflikt të mbrëmshëm në rrethrrotullimin e Bilishtit ku është përfshirë edhe kandidati për deputet i “PD-Aleanca madhështore”, Bledian Nallbati. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D. Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth...